Projekti ka filluar me punë nga 15 janari i këtij viti dhe do të zgjasë dy vite. (dy vitet e ardhshme). Qëllimet e këtij projekti janë që të krijojë një vizion të ri të arsimit pasuniversitar nëpërmjet përvojave dhe trendeve evroperendimore, zhvillimit të profesionalizmit dhe statusit të profesorëve dhe specialistëve të arsimit, krijimit të kushteve për pjesëmarrjen e arsimtarëve dhe studentëve në kërkimet shkencore në lëmin e arsimit.
Deri më tani janë mbajtur dy punëtori. Në Tiranë nga 29-31 janar dhe në Kopenhagë nga 2-4 mars, në të cilat kanë marrë pjesë koordinatori lokal për Maqedoni prof. Hasan Jashari dhe menaxheri i projektit, prof. Arafat Shabani, ndërsa punëtoria e tretë do të mbahet në Romë prej 2-5 prill. Në 21-24 maj, në UEJL, do të mbahet konferenca e përbashkët e konzorciumit me ekspertë nga Evropa dhe Amerika.