Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Përfaqësues të UEJL-së morën pjesë në Forumin Ndërkombëtarë për Ballkanin në Bursa të Turqisë

Prej 24-25 mars 2011, prorektori për hulumtime, Prof. Dr. Blerim Reka, Prof. Dr. Ali Pajaziti dhe studentë t ë magjistraturës në drejtimin Diplomaci, Xhemal Ramadani dhe Bujar Kajolli morën pjesë në Forumin Ndërkombëtarë për Ballkanin, që u mbajt në Bursa të Turqisë.

“BE- Ballkani Perëndimor: një dekadë nga status quo-ja; cili do të jetë hapi i ardhshëm”, ishte tema, të cilën në këtë forum e prezantoi prorektori Blerim Reka.

Prof. Ali Pajaziti u prezantua me temën “Demokracia joliberale dhe etatizmi kulturor kundrejt multikulturalizmit: rasti i Maqedonisë”.

Në këtë forum morën pjesë personalitete të njohura nga Turqia, Maqedonia, Kosova, Shqipëria, Greqia dhe Bullgaria.

Google+