Rektori I UEJL-së, Prof. dr. Zamir Dika, pasi i uroi të gjithë anëtarët e stafit dhe studentët për këtë festë shumë domethënëse, tha se pishtarët e arsimit shqip e kanë pasë të vështirë ta mendojnë se arsimi në gjuhën shqipe një ditë do të arrijë në këtë shkallë. Sot, kur kemi kaq universitete në gjuhën shqipe, është shumë e lehtë të flasim për të arrituart në këtë drejtim. UEJL është shembull shumë pozitiv për arsimin e lartë shqip jo vetëm në Maqedoni, por edhe në rajon.
Rektori uroi US-në, për siç tha rolin bartës në organizimet e këtilla dhe se kjo dëshmon se jemi duke përgatitur gjenerata të vetëdijshme dhe me përgjegjësi institucionale.
"Urime për stafin dhe të gjithë mësuesit, të cilët kanë ditur të na e tregojnë rrugën e drejtë të zhvillimit të arsimit shqip. Ne jemi krenarë që studiojmë në këtë universitet, një institucion ky i mirrëfilltë dhe cilësor për t'u arsimuar", thuhej në mes tjerash në fjalimin e kryetarit të Unionit Studentor të UEJL-së, Pajtim Thaçi.