Studentët e Fakultetit të Drejtësisë të UEJL-së, të hënën (21 shkurt 2011), patën mundësi ta dëgjojnë ligjëratën e kryetarit të Gjykatës Supreme të Holandës, Rene van Boven. Tema e ligjëratës ishte: “Roli i gjykatësve dhe praktika gjyqësore në krijimin e së drejtës në Holandë”.
Mysafiri i lartë nga Holanda u prit nga dekani i Fakultetit Juridik, Prof. dr. Ismail Zejneli dhe Prof. dr. Bistra Netkova.
Rene Van Boven ka qendruar ne universitetin tonë si ekspert (ligjërues vizitor), pjesë e projektit MATRA i financuar nga Qeveria e Holandës dhe e përkrahur nga Fakulteti i Drejtesise i UEJL-së, në Tetovë.