Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Punëtori për dizajnimin dhe zbatimin e Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve

“Dizajnimi dhe zbatimi i Kornizës Kombëtare të Kulifikimeve”, ishte tema e punëtorisë, që u mbajt të premten (më 28 janar 2011) në UEJL, ku morën pjesë përfaqësues të universiteteve partnere të projektit.
Qëllimi i punëtorisë ishte që pjesëmarrësit në këtë projekt të njihen me të arriturat e deritashme dhe të përcaktojnë aktivitet në të ardhmen.
Lidhur me kompletimin e rezultateve të të mësuarit në programet studimore të orientuara të regjistruara në Kornizën Kombëtare të Kualifikimeve të Gjermanisë, foli profesori Volker Gehmlich.
Në këtë takim po ashtu u diskutua për definimin e kritereve për lëvizshmërinë e studentëve, krijimin e një trupi qeveritarë për zbatimin e KNK dhe çështje të tjera.
Google+