Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

UEJL dhe Universiteti i Sienës konkretizuan bashkëpunimin

Universiteti i Evropës Juglindore në Tetovë dhe Universiteti i Sienës, të mërkurën (19 janar 2010) kanë nënshkruar një marrëveshje për konkretizimin e aktiviteteve rreth projektit për Eko- Kampusin. “Ne jemi afër përfundimit të projektit financuar nga ministria Italiane e mjedisit në vlerë prej 400 000 eurosh dhe si rezultat i kësaj ne sot prezantojmë planin e veprimit për zhvillimet klimaterike të universitetit, si universitetet i vetëm në rajon që zhvillon një plan veprimi për tu shndërruar në eko-kampus” tha rektori i UEJL-së Prof. Dr. Zamir Dika.
Ky bashkëpunim mes dy ministrive të mjedisit, ka filluar që në vitin 2005. Gjatë kësaj periudhe janë realizuar një sërë projektesh në sferën e mbrojtjes së ekosistemit. Në takimin, që u mbajt në UEJL, marrëveshje bashkëpunimi kanë nënshkruar edhe ministritë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë të Italisë dhe e Maqedonisë.
Me këtë kontratë të dy ministritë janë marrë vesh për disa projekte që do realizohen në Maqedoni. Ministri i Ambientit Jetësor i Maqedonisë, Nexhati Jakupi, me këtë rast deklaroi se Qeveria e Italisë, do investojë në disa projekte vitale në vend edhe atë në vlerë prej rreth 200 000 euro.
“Ne e vazhdojmë bashkëpunimin tonë bilateral me këtë vend dhe këtë bashkëpunim e zgjerojmë edhe me një aneks marrëveshje, ku projektet të cilat i kemi filluar tash i plotësojmë edhe me projekte në vlerë prej 200 000 euro” tha Nexhati Jakupi, ministër i ekologjisë.
“Gjatë periudhës që e lamë pas realizuam shumë projekte në Maqedoni. Si më të vlefshëm do t’i theksojmë burimet e përtëritura të energjisë” tha Korado Klini(Corrado Clini), drejtor gjeneral në Ministrinë e Ambientit të Italisë.
Google+