Në këtë takim miqësor, kryetari Osmani uroi profesorin Dika për zgjedhjen e tij në krye të UEJL, duke e vënë theksin në thellimin e bashkëpunimit ndërmjet komunës dhe universitetit. Ai, me këtë rast tha se do të angazhohet për realizmin e projekteve me interes të përbashkët. Ndërkaq, rektori Dika, e njohu Osmanin lidhur me rrjedhën e deritanishme në universitet dhe objektivat e zhvillimit të mëtutjeshëm. “Strategjitë lokale për zhvillimin e qëndrueshëm duhet të bazohen në projekte të zbatueshme të ndihmuara edhe nga ekspertë të fushave të ndryshme shkencore, me qëllim që të kontribuojnë në zhvillimin ekonomik, kulturor dhe mirëqenien sociale. Prandaj, për arritjen e këtij qëllimi do të jetë i domosdoshëm edhe bashkëpunimi”, theksoi ndërmjet tjerash rektori Dika.
Rektori Prof. dr. Zamir Dika priti kryetarin e Komunës së Gostivarit, Prof. dr. Rufi Osmani
30 shtator 2010
Të martën (28 shtator), rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Prof. dr. Zamir Dika priti kryetarin e Komunës së Gostivarit, Prof. dr. Rufi Osmanin.
Më shumë lajme
- NJOFTIM
- Universiteti i Europës Juglindore shënon përfundimin me sukses të projektit Erasmus+ në Simpoziumin Ndërkombëtar në Ankara
- Shkolla Verore "Common Sense Economics" po zhvillohet me sukses në kampusin e UEJL-së, Tetovë
- Inteligjenca Artificiale, Inovacioni dhe Transformimi Digjital në fokus të trajnimit tradicional të stafit të UEJL-së
- Paraqitja për ushqim të subvencionuar studentor nga 26 deri më 31 gusht
- UEJL mirëpret themelimin e Shoqatës së Mësimdhënësve dhe Profesorëve të Ekonomisë së Maqedonisë së Veriut
- UEJL forcon bashkëpunimin me ZBW – Leibniz Information Centre for Economics