“Integrimi në BE-së si instrument për stabilitetin dhe sigurinë”,  ishte tema e debatit, që të premten (24 shtator 2010), u mbajt në UEJL dhe që ishte organizuar nga Instituti Shoqëria e Hapur  Maqedoni dhe Qendra maqedonase për arsim evropian." /> “Integrimi në BE-së si instrument për stabilitetin dhe sigurinë”,  ishte tema e debatit, që të premten (24 shtator 2010), u mbajt në UEJL dhe që ishte organizuar nga Instituti Shoqëria e Hapur  Maqedoni dhe Qendra maqedonase për arsim evropian.">

Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Debat në UEJL për stabilitetin e Evropës

“Integrimi në BE-së si instrument për stabilitetin dhe sigurinë”,  ishte tema e debatit, që të premten (24 shtator 2010), u mbajt në UEJL dhe që ishte organizuar nga Instituti Shoqëria e Hapur  Maqedoni dhe Qendra maqedonase për arsim evropian.

Në këtë debat mori pjesë udhëheqësja e Zyrës ndërlidhëse të Greqisë në Maqedoni Aleksandra Papadopollu, zëvendësambasadorja e Sllovenisë Aleshka Sovinc, prorektori për hulumtime dhe promocion i UEJL-së dhe ish ambasador i Maqedonisë në BE, Prof. dr. Blerim Reka dhe Gjunila Herolf përfaqësuese e Institutit për studime të paqes në Stokholm.

Qëndrimi i përbashkët i pjesëmarrësve në këtë debat ishte se Ballkani nuk është më “vrima e zezë” e Evropës dhe se nuk paraqet rrezik për stabilitetin e saj. 

Prorektori për hulumtime dhe promocion i UEJL-së dhe ish-ambasador i Maqedonisë në Bruksel, Prof. dr. Blerim Reka, tha se vendet e Ballkanit duhet të ndërtojnë një strategji stabilizuese për rajonin dhe Bashkimin Evropian duhet të jetë më proaktiv në drejtim të kyçjes apo integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE.

“Tema kyçe do të duhej të ishte se si të evropianizohet Ballkani Perëndimor në mënyrë që të mos ballkanizohet BE-ja”, tha Reka.

Lidhur me çështjen e emrit, ai tha se kjo është një çështje shumë e rëndësishme e politikës së jashtme, por çështja më e rëndësishme për Maqedoninë është stabiliteti i brendshëm e ai varet nga marrëdhëniet ndëretnike. “Krahas problemit me emrin duhet që të investohet më tepër në implementimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit si kornizë politike apo filozofi e re e funksionimit të shtetit multietnik”, tha Reka.

Ambasadorja e Greqisë në Maqedoni Aleksandra Papadopollu tha se pajtohet me qëndrimin se Ballkani Perëndimor nuk paraqet rrezik për stabilitetin e BE-së dhe se në këtë drejtim ekziston mundësia që të gjitha shtetet e Ballkanit t’i bashkohen BE-së.

Përfaqësuesja e ambasadës sllovene, Aleshka Sovinc, tha se vendi i saj e përkrah integrimin e rajonit në BE dhe se këto vende duhet më tepër të zhvillojnë një politikë të fqinjësisë së mirë.

Përfaqësuesja e Institutit për studime të paqes në Stokholm, Gjunila Herolf tha se vendet e Ballkanit Perëndimor patjetër të bëhen anëtarë të BE-së, por ata duhet të bëjnë përpjekje më të mëdha, sepse procesi i reformave nuk shkon sipas shpejtësisë së kërkuar.
Google+