Elemedina Abdullai prej 21 qershor deri më 9 korrik 2010, ka qëndruar në SHBA në kuadër të programit për lidership për vizitor ndërkombëtarë me titull “Bibliotekat amerikane”. Ky program administrohet në partneritet mes Departamentit të Shtetit, Zyrës për arsim dhe çështje kulturore, Zyrës për vizitorë ndërkombëtarë dhe partnerët nga sektori privat në Uashington dhe qytetet tjera në SHBA.
Po ashtu, në kuadër të këtij programi, Elemedina Abdullai nga 24-29 qershor 2010, ka marrë pjesë në konferencën vjetore, të organizuar nga Asociacioni Amerikan i Bibliotekave.
Kjo konferencë ka tubuar mbi 20 mijë profesionistë nga e gjithë bota, të cilët kanë patur mundësi të shkëmbejnë informacione dhe përvoja nga fusha përkatëse.