Konferenca u organizua nga Qendra e Kosovës për Politika Publike, kurse punimi u zgjodh në mesin e 25 punimeve të prezantuara, nga gjithsej 108 punime të dorëzuara.
Në konferencë morën pjesë personalitete të njohura të fushës akademike dhe politike si: Prof. Xhejms Petifer (James Pettifer) nga Akademia e Mbrojtjes së Britanisë së Madhe, Dr. Konrad Kleving (Konrad Clewing), nga Instituti për Studime të Evropës Juglindore, Regensburg, Gjermani, Dr. Fin Laursen (Finn Laursen), Kanada dhe personalitete akademike e politike shqiptare, si Paskal Milo, Skënder Hyseni, etj. Punimet shkencore, do të botohen në Western Balkans Policy Review nga Cambridge Journals.
Po ashtu, Dr. Ylber Sela, nga 1-8 korrik, në Tiranë, ka marrë pjesë si ligjërues në Shkollën Verore Ndërkombëtare me titull: “Shqipëria – në udhëheqje të zhvillimeve të qëndrueshme drejt sfidave të BE”, organizuar nga Universiteti “Marin Barleti” në bashkëpunim me CEI - University Network.
Ai gjatë qëndrimit në Tiranë u bë pjesë e konferencës rajonale “A mund të shndërrohet Shqipëria në model rajonal të Zhvillimit të qëndrueshëm?”, me kumtesë shkencore “Politika rajonale dhe bashkëpunimi përtej kufijve, si mjet për të siguruar zhvillim të qëndrueshëm në Ballkan”.
Dr. Ylber Sela, mori pjesë në konferencën ndërkombëtare me titull “Ballkani Perëndimor: mundësi apo sfidë për të ardhmen e Unionit Evropian?”
8 korrik 2010“Politika e Unionit Evropian në Ballkanin Perëndimor”, ishte tema e punimit shkencor e autorit Doc. Dr. Ylber Sela me bashkautor Lirim Shabanin, me të cilën u prezantuan në konferencën ndërkombëtare me titull” Ballkani Perëndimor: mundësi apo sfidë për të ardhmen e Unionit Evropian?”, që u mbajt në Prishtinë nga 26-27 qershor 2010.
Më shumë lajme
- Në UEJL u mbajt Panairi i Karrierës 2026 – një urë lidhëse mes studentëve dhe tregut të punës
- UEJL dhe HERA nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi për avancimin e praktikës dhe kërkimit në fusha me rëndësi shoqërore
- Rektori i UEJL-së, Prof. Dr. Sadudin Ibraimi, priti në takim Ambasadoren e Norvegjisë, Kristin Melsom
- Nxënësit më të talentuar të ekonomisë garuan në Olimpiadën Nacioanle të Ekonomisë që u mbajt në UEJL
- Të rinjtë kundër dhunës: Trajnim ndërgjegjësues me nxënësit e shkollave të mesme në UEJL
- UEJL pjesë e Konferencës Vjetore të EUA-së në Stamboll
- Vizitë e Ambasadës së SHBA-ve dhe prezantimi i programeve të shkëmbimit arsimor në UEJL