COVID-19 Information

Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Titulli honoris causa i ndahet rektorit të parë akademik Alajdin Abazi

Titullin honoris causa për vitin 2010, UEJL do t’ia ndaj rektorit të parë të këtij universiteti akademik Alajdin Abazi.

Kështu ka vendosur Senati i Universitetit, në mbledhjen, të cilën e udhëhoqi rektori i ri në cilësinë e prorektorit Prof. dr. Zamir Dika, e cila  u mbajt të mërkurën (23 qershor 2010), ku propozimi i bërë nga këshillat mësimore - shkencore të fakulteteve u miratua me aklamacion.

Titulli Honoris Causa, rektorit Alajdin Abazi, i jepet me motivacion për kontributin e veçantë të dhënë si rektor i UEJL, për reputacionin e krijuar kombëtar dhe ndërkombëtar të UEJL, për zhvillimin e arsimit të lartë të shqiptarëve në Maqedoni, si dhe për kontributin e veçantë në zhvillimin e mendimit shkencor në Maqedoni dhe me gjerë .

Propozimi për ndarjen e titullit honoris causa vjen nga Fakulteti i Biznesit dhe Ekonomisë, Fakulteti i Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore dhe është përkrahur nga të gjitha fakultetet tjera.

 

Google+