Shkolla verore është pjesë e Programit për Edukim Ekonomik të LAI-t dhe bashkon nxënës të shkollave të mesme nga e gjithë Maqedonia e Veriut, me qëllim ndërtimin e një kuptimi solid të parimeve themelore të ekonomisë dhe zbatimit të tyre në praktikë.
Gjatë gjithë javës, pjesëmarrësit marrin pjesë në ligjërata, punë në grupe, diskutime interaktive dhe prezantime, të mbajtura nga ekonomistë dhe akademikë të njohur, përfshirë Agron Caushin, Hyrije Abazi Alilin, Viktorija Atanasovska Noveskin dhe Shenaj Haxhimustafën. Të gjitha sesionet zhvillohen në gjuhën angleze.
Shkolla Verore "Common Sense Economics" pasqyron angazhimin e vazhdueshëm të UEJL-së dhe partneritetit me LAI-t për fuqizimin e edukimit ekonomik tek të rinjtë në Maqedoninë e Veriut.
Shkolla Verore "Common Sense Economics" po zhvillohet me sukses në kampusin e UEJL-së, Tetovë
9 shtator 2026Këtë javë (7 deri më 11 shtator 2026), Universiteti i Evropës Juglindore (SEEU) në Tetovë është nikoqir i Shkollës Verore "Common Sense Economics", e organizuar nga Instituti Alternativa Liberale (LAI) në bashkëpunim me Fakultetin e Biznesit dhe Ekonomisë të SEEU-së, me mbështetjen e Economic Fundamentals Initiative (SHBA).
Më shumë lajme
- Inteligjenca Artificiale, Inovacioni dhe Transformimi Digjital në fokus të trajnimit tradicional të stafit të UEJL-së
- Paraqitja për ushqim të subvencionuar studentor nga 26 deri më 31 gusht
- UEJL mirëpret themelimin e Shoqatës së Mësimdhënësve dhe Profesorëve të Ekonomisë së Maqedonisë së Veriut
- UEJL forcon bashkëpunimin me ZBW – Leibniz Information Centre for Economics
- Vizita e delegacionit të Western Carolina University (SHBA) në UEJL
- Fakulteti i Shkencave Teknike në UEJL hapi Ekspozitën XII të Projekteve Studentore në Arkitekturë dhe Dizajn
- Delegacioni i Universitetit Mid Sweden viziton UEJL-në: Diskutohen programe të përbashkëta studimi dhe mundësi të reja mobiliteti