Qëllimi i ligjëratës ishte sjellja e përvojave të vendeve të këtij grupi gjatë euro-integrimeve, tha rektori i UEJL, akademik Alajdin Abazi. Ai theksoi mundësinë që u krijohet studentëve të mësojnë më tepër për bashkëpunimin rajonal drejtpërsëdrejti nga përfaqësuesit e shteteve të këtij grupi.
“Bashkëpunimi rajonal është bazamenti për një bashkëpunim të mëtejshëm dhe më afatgjatë. Nëse nuk mund të bashkëpunosh me fqinjët është vështirë të imagjinohet se mund t’ia dalësh në grup më të madh”, ishte vlerësimi i ambasadorëve të Grupit të Vishegradit.
“Integrimi rajonal i vendeve anëtare të Grupit të Vishegradit, si shembull për vendet e Ballkanit Perëndimor për integrimin e mëtejshëm në BE”, ishte tema e ligjëratës së katër ambasadorëve të vendeve anëtare të Grupit të Vishegradit në Republikën e Maqedonisë, Ferenc Kekesi i Hungarisë, Karl Bahura i Polonisë, Jozef Braun i Çekisë, dhe Robert Thalen i Sllovakisë, të cilën e mbajtën para studentëve të mërkurën (28 prill 2010), në UEJL.
" />