Gjatë takimit u shkëmbyen ide konkrete për forcimin e lidhjeve institucionale, rritjen e mobilitetit të stafit dhe studentëve, si dhe për organizimin e aktiviteteve të përbashkëta në fusha të interesit të ndërsjellë, me fokus në shkencë, kulturë dhe inovacion.
Në takim ishin të pranishëm edhe Këshilltarja për komunitetin dhe marrëdhënie ndërkombëtare, Prof. Dr. Besa Arifi, si dhe Udhëheqësi i Zyrës për Marrëdhënie Ndërkombëtare, Bujar Sinani, të cilët prezantuan iniciativat aktuale të UEJL-së në drejtim të ndërkombëtarizimit.
Në kuadër të delegacionit francez, krahas ambasadorit, ishin të pranishëm edhe Ljupka Dimova, atashe për gjuhën frënge, si dhe Ardian Ramadani, në cilësinë e përkthyesit.
Vizita e ambasadorit francez vlerësohet si një hap i rëndësishëm për zgjerimin e partneriteteve strategjike dhe afirmimin e UEJL-së si një qendër moderne dhe e hapur universitare në rajon.
