Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

“Krijimtari inkluzive: festival për të gjithë” u mbajt në UEJL

Sot, në Universitetin e Evropës Juglindore, u mbajt festivali “Krijimtari inkluzive: festival për të gjithë”, organizuar nga Biblioteka “Max van der Stoel”, që përcolli emocion, talent dhe dashuri përmes artit.

Festivalin e shpalli të hapur Elmedina Abdullahu, udhëheqëse e Bibliotekës, e cila falënderoi të gjithë ata që ndihmuan në realizim, veçanërisht mësueset dhe nxënësit e paraleles për fëmijët me nevoja të posaçme të Shkollës Fillore “Liria”.

Publiku u magjeps nga monologu “Më ndihmo të shfaqem”, shkruar dhe interpretuar nga Eliza Abdija, videoja “Edhe unë jam si ti”, interpretuar nga Veli Saliji dhe vallëzimi i përbashkët i grupit “Dancer United” nga Shkupi, nën drejtimin e instruktore Sara Koçan.

Në korridorin e amfiteatrit lh 2 u prezantuan edhe pikturat e nxënësve me aftësi të ndryshme, që pasqyruan bukurinë e krijimtarisë pa kufij.

Festivali u përjetua si një ditë e mbushur me buzëqeshje, guxim dhe mesazhe pozitive — sepse çdo fëmijë meriton hapësirë për të shkëlqyer.

Google+