Delegacionin e mirëpriti Rektori i UEJL-së, Prof. Dr. Sadudin Ibraimi, së bashku me Prorektorin për Planifikim, Hulumtime dhe Ndërmarrësi, Prof. Dr. Veland Ramadani, Këshilltaren për Komunitetin dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare, Prof. Dr. Besa Arifi, si dhe Këshilltaren për Planifikim Akademik dhe Digjitalizim, Prof. Dr. Florije Ismaili.
Gjatë takimit, u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit të mëtejshëm ndërmjet dy universiteteve, me theks në shkëmbimin akademik, projektet kërkimore dhe nismat e përbashkëta në fushën e arsimit të lartë.
Në këtë rast, përfaqësuesit e IBU-së e uruan Rektorin Ibraimi për mandatin e tij dhe i dëshiruan sukses në drejtimin e Universitetit të Evropës Juglindore.
