Në këtë forum, Universiteti i Evropës Juglindore u përfaqësua nga Rektori, Prof. Dr. Sadudin Ibraimi, Akademik Abdylmenaf Bexheti dhe Këshilltarja Ekzekutive për Menaxhimin e Performancës dhe Cilësisë, Doc. Dr. Lulzime Nuredini-Mehmedi,
UEJL, që nga viti 2005, ka qenë universiteti i parë në vend që ka vendosur dhe zbatuar një sistem të integruar të cilësisë, duke ndërtuar standarde të qarta për matjen dhe përmirësimin e performancës akademike dhe institucionale. Sot, ky sistem është bërë model referimi në arsimin e lartë në Maqedoninë e Veriut, duke reflektuar përkushtimin e universitetit ndaj ekselencës, transparencës dhe zhvillimit të qëndrueshëm akademik.
Pjesëmarrja e UEJL-së në këtë forum e riafirmon rolin e tij si lider në fushën e menaxhimit të cilësisë në arsimin e lartë dhe si institucion që kontribuon vazhdimisht në ngritjen e standardeve kombëtare dhe ndërkombëtare të arsimit universitar.
