Ngjarja kishte për qëllim nxitjen e bashkëpunimit ndërmjet universiteteve, biznesit, institucioneve publike dhe organizatave të shoqërisë civile, sipas modelit katërpalësh të heliksit.
Fjalën hyrëse e mbajti Rektori i UEJL-së, Prof. Dr. Sadudin Ibraimi, i cili theksoi se Universiteti mbetet i përkushtuar në krijimin e mundësive konkrete për studentët dhe partnerët e tij përmes platformave bashkëpunuese dhe inovative.
Pas tij, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti mbajti një fjalim motivues, duke reflektuar mbi rolin e modelit katërpalësh të heliksit në forcimin e lidhjeve mes arsimit, industrisë, qeverisë dhe komunitetit.
Prof. Dr. Veli Kreci prezantoi projektin ChallengeEU, ndërsa Shpresa Alija foli për rolin e saj si oficere e M.A.R.K.E.T..
Hamit Kamberi prezantoi Qendrën Digjitale M.A.R.K.E.T., duke shpjeguar funksionet dhe mundësitë që ofron për partnerët.
Në fund, pjesëmarrësit morën pjesë në një diskutim të hapur dhe koktel për rrjetëzim, ku u shkëmbyen ide dhe propozime për bashkëpunim të mëtejshëm.
Në tribunë morën pjesë përfaqësues të kompanive bashkëpuntore dhe palët e interesit.
M.A.R.K.E.T. (Mapping, Awareness Raising, Knowledge Exchange, and Training), është një qendër digjitale dhe platformë bashkëpunimi e krijuar nga UEJL në kuadër të projektit ChallengeEU, e cila synon të lidhë universitetin me bizneset, institucionet publike dhe organizatat e shoqërisë civile.
