Në këtë kuadër, Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Prof. Dr. Sadudin Ibraimi, mori pjesë sot në promovimin e librit “Masakrat në Kosovë 1998–1999” të autorit Shkëlzen Gashi, organizuar në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Shkup.
Në këtë ngjarje, Rektori Ibraimi u shoqërua nga Prof. Dr. Besa Arifi, këshilltare për Marrëdhënie ndërkombëtare dhe komunitetin në UEJL.
Në promovim morën pjesë studiues, përfaqësues institucionesh dhe personalitete të kulturës e shkencës, të cilët theksuan rëndësinë e dokumentimit të krimeve të luftës si bazë për ndërtimin e paqes dhe drejtësisë.
Ky botim ndriçon një nga periudhat më të dhimbshme të historisë së Kosovës, duke dokumentuar me dëshmi dhe fakte krimet e kryera ndaj civilëve shqiptarë gjatë viteve 1998–1999. Libri përfaqëson një kontribut të rëndësishëm për dokumentimin shkencor të së vërtetës dhe për ruajtjen e kujtesës kolektive.
