Në këtë ngjarje mori pjesë Pro-rektori për planifikim, hulumtim dhe ndërmarrësi, Prof. Dr. Veland Ramadani, i cili prezantoi dy punime shkencore: “Plotësimi i boshllëqeve të dijeve: Ndikimi i ndërmarrësve të kthyer në biznes, arsim dhe inovacion” dhe “Ndikimi i konkurrencës informale në strategjitë proaktive mjedisore në Ballkanin Perëndimor”. Qëllimi kryesor i konferencës ishte trajtimi shkencor i çështjeve që lidhen me ndryshimet demografike dhe dinamikën e tregut të punës, në kuadër të sfidave të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik në rajon. Konferenca shërbeu si një platformë e rëndësishme për shkëmbim idesh, përvoja dhe rezultate kërkimore mes profesorëve, studiuesve dhe ekspertëve ndërkombëtarë.
Prof. Dr. Veland Ramadani merr pjesë në konferencën ndërkombëtare mbi ndryshimet demografike dhe tregun e punës në Tiranë
13 tetor 2025Më 10 dhe 11 tetor 2025, në Tiranë, u mbajt konferenca shkencore ndërkombëtare “Ndryshimet demografike dhe dinamika e tregut të punës – sfidat e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik në Shqipëri, Kosovë dhe Rajon”, e organizuar nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë dhe Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës.
Më shumë lajme
- Inovacioni, Ndërmarrësia dhe Konkurrueshmëria Digjitale në fokus të ISCBE 2026 në Valenci
- UEJL shkëlqen në Tiranë: Fakulteti i Drejtësisë rrëmben vendin e tretë në “University Law Competition 2026”
- UEJL në Samitin Evropian EDIH 2026 në Bruksel
- Gjenerata e 22-të e UEJL-së festoi suksesin në Ceremoninë e Absolventëve
- UEJL promovoi platformën vetanake të inteligjencës artificiale AI@SEEU
- Delegacioni i INOVA-s vizitoi Universitetin e Evropës Juglindore dhe TechPark-un
- UEJL konfirmohet si universiteti më i vlerësuar nga Maqedonia e Veriut në Times Higher Education Impact Rankings 2025