Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Akademik Abdylmenaf Bexheti thekson rolin e hulumtimeve shkencore në politikat ekonomike

Në konferencën ndërkombëtare „Hulumtime të aplikuara ekonomike: rrugë drejt strategjive dhe politikave kombëtare optimale në kohë të turbullta“, akademik Abdylmenaf Bexheti nënvizoi se hulumtimet shkencore dhe analizat empirike janë themeli i politikave ekonomike efektive dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

Ai vuri në pah edhe kontributin e Universitetit të Evropës Juglindore (UEJL) dhe rolin kyç të institucioneve shkencore në krijimin e politikave të bazuara në të dhëna. Në konferencë morën pjesë gjithashtu profesorë ndërkombëtarë nga Britania e Madhe dhe Ballkani Perëndimor, përfshirë dekanen e Fakultetit për Biznes dhe Ekonomi, Prof. Dr. Hyrije Abazi.

Konferenca u mbajt sot në Shkup dhe u organizua nga Fakulteti i Ekonomisë – Shkup, Shoqata e Ekonomistëve të Maqedonisë dhe Shoqata Ballkanike e Ekonomistëve në Ekonominë e Aplikuar.

Google+