Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Prof. Karen Westwood i bashkohet UEJL-së si Studiuese Fulbright për një vit

Universiteti i Evropës Juglindore mirëpriti sot Prof. Karen Westwood, e cila për një vit do të jetë pjesë e komunitetit tonë akademik në kuadër të Programit prestigjioz Fulbright.

Në takimin e parë me Rektorin, Prof. Dr. Sadudin Ibraimi, dhe Prof. Dr. Besa Arifi, këshilltare për marrëdhënie ndërkombëtare dhe komunitet, Prof. Westwood u njoh nga afër me misionin, prioritetet dhe zhvillimet aktuale të UEJL-së, si dhe me rolin e saj gjatë qëndrimit në Tetovë.

Gjatë këtij viti, ajo do të ligjërojë në lëndën Metodologjia juridike (Legal Methodology) dhe do të bashkëpunojë ngushtë me Institutin Max van der Stoel, Bibliotekën e UEJL-së dhe fakultetet për të sjellë qasje të reja në mësimdhënie, hulumtim dhe zhvillim ndërkombëtar.

Prof. Karen Westwood është një profesioniste me karrierë të gjatë në fushën e bibliotekave ligjore dhe drejtësisë. Ka përfunduar Juris Doctor (JD) në Hamline University School of Law (2007, Magna Cum Laude) dhe aktualisht është Drejtore e Bibliotekës Ligjore Anne W. Grande, Qarku Hennepin, në Minesota (SHBA), ku menaxhon stafin, buxhetin dhe shërbimet e bibliotekës. Përvoja e saj e pasur akademike dhe praktike do të pasurojë ndjeshëm jetën universitare në UEJL.

Google+