Në konferencë kishte ligjërues edhe nga vendet e largëta si SHBA-të, Zelanda e Re, Irlanda, ishujt Kanare dhe mbi 120 pjesëmarrës të regjistruar nga universitetet dhe shkollat e gjuhëve nga të gjitha shtetet evropiane.
Organizatorët e konferencës ishin të kënaqur për mundësinë që ua ofruan pjesëmarrësve dhe prezantuesve të marrin pjesë në konferencë pa pagesë dhe pa kuotizim.
Konferenca, solemnisht u hap më 9 prill. Fjalime përshëndetëse në ceremoninë inauguruese patën prorektori për çështje akademike, Prof. dr. Zamir Dika, dekani i Fakultetit të Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit, Prof. dr. Vebi Bexheti dhe atasheu për kulturë dhe arsim i Ambasadës së SHBA-së në Shkup, z. Xhon Sërfis.
Nga “mësimdhënia në mësimnxënie”, kishte privilegjin t’i prezantojë tre ekspertët ndërkombëtarë - folës plenarë. Dr. Lorna Karson (Trinity College, Dablin-Irlandë), e cila në hapje të konferencës, mbajti fjalimin e saj në hapje të Konferencës, me temë: “Autonomia e nxënësit sipas gjuhës: mit, magji, apo mrekulli?” Prof. dr. Gertruda Havranek (nga Universiteti Alpen-Adria, Austri), e cila prezantoi në temën “Roli i informatës kthyese korrektuese në mësimin e gjuhës së huaj”. Prezantimi i tretë plenarë u bë nga ish-kolegia jonë Fullbrajt, Dr. Xhudi Riçardson (Universiteti Virxhinia Komonvelth, SHBA), me temë “Bashkërendimi i lekturave në gjuhën angleze sipas teksteve adekuate: teori, strategji dhe qasje për suksesin e studentëve”.
Në konferencë u prezantuan punime akademike dhe punëtori me tema të ndryshme nga fusha e mësimit të gjuhës angleze, duke filluar nga pyetjet tradicionale lidhur me metodologjinë dhe sintaksën e deri te temat më bashkëkohore për shfrytëzimin e teknologjisë gjatë mësimit. Punimet e prezantuara në konferencë, do të botohen gjatë verës.
Konferenca u përkrah nga rektori akademik Alajdin Abazi dhe udhëheqësit e Universitetit, Këshilli Britanik dhe Ambasada e SHBA-së në Maqedoni. Veçmas, Këshilli akademik i konferencës, ka qenë i nderuar nga kjo përkrahje.
Ky projekt i përbashkët i Qendrës së Gjuhëve, Fakultetit të Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit dhe Katedrës së Gjuhës Angleze edhe njëherë e vërtetoi përkushtimin e UEJL që të kontribuojë me arritjet e tij të jashtëzakonshme në fushën e hulumtimeve, të pedagogjisë dhe arsimit në suaza ndërkombëtare, duke e potencuar rëndësinë e qytetit të Tetovës në qarqet akademike të Ballkanit.