Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Ron Ismaili student i UEJL-së njëri nga katër fituesit midis më shumë se 2,000 aplikantëve për Bursë Ndërkombëtare të Ekselencës

Ron Ismaili, student nga Fakulteti i Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore është fitues i programit të Bursave Ndërkombëtare të Ekselencës (IES), mbështetur nga organizata Copernicus Berlin e.V.

Roni është një nga katër fituesit midis më shumë se 2,000 aplikantëve nga 20 vende të ndryshme.

Në kuadër të këtij programi, Roni do të zhvillojë një semestër shkëmbimi në fushën e Shkencave Kompjuterike në Universitetin e Potsdamit / Universität Potsdam, ku do të ndjekë kurset e ofruara nga Instituti i Shkencave Kompjuterike dhe Instituti i Inxhinierisë Digjitale.

Google+