Ambasadori i Sllovenisë në Maqedoni, Alain Bergant në këtë ligjëratë foli për perspektivat e Maqedonisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit në Evropë. Ai tha se problemi i emrit mes Shkupit dhe Athinës, do të duhej të zgjidhet gjatë presidencës spanjolle të BE-së.
Lidhur me çështjen e liberalizimit të vizave, Bergant foli për nivelin e përgatitjes në këtë drejtim të vendeve të Ballkanit, siç janë Bosnja dhe Shqipëria, por nuk duhet harruar edhe Kosova, e cila më nuk mund të konsiderohet si vrima e zezë e Ballkanit.
Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Nexhati Jakupi, foli për aktivitet e Qeverisë, me theks të veçantë të kësaj ministrie rreth përmbushjes së obligimeve të parapara për integrim në BE.