Gjatë takimit, përveç prezantimit të aktiviteteve të të dy institucioneve, të dy palët u pajtuan për nënshkrimin e Memorandumit për bashkëpunim, në veçanti realizimin e programeve interdisiplinare të ciklit të tretë (doktoraturës), në shkencat kulturologjike, historike dhe albanlogjike.
Me insistim të Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në bashkëpunim me UEJL-në, do të përgatitet program i përbashkët në studimet e ciklit të tretë, duke shkëmbyer përvoja dhe staf të përbashkët në aspektin e programeve kulturologjike, historike e albanlogjike, në veçanti me Fakultetin e Shkencave Shoqërore Bashkëkohore dhe Institutin “Maks van der Shtul”.
Universiteti i Evropës Juglindore, do të ofrojë përvojën dhe sistemin e cilësisë për këto studime dhe kuadro specifike, duke filluar nga krijimi i profileve, së pari për institutin e pastaj edhe për komunitetin e gjerë në disiplina të veçanta për të cilat ka nevojë Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve dhe shoqëria në përgjithësi.
