Në fjalimin e tij, Rektori Bexheti përpos që konstatoi ngecje në zbatimin e plotë të gjuhës shqipe, berri thirrje te institucionet që komunikimet zyrtare t’i bëjnë dygjuhësore, pavarësisht kush i drejton ato, gjë që akoma nuk ndodh me konsekuence. Ai, gjithashtu u bëri thirrje që të eliminohen shprehitë që fëmijëve tanë në emër të modernizimit të lejohen mes vete edhe në familje të komunikojnë në gjuhën angleze.
Hapja e manifestimit u bë në sallën solemne të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, si dhe u promovua botimi i veçantë “Ditët e Alfabetit” nr. 4 nga edicioni i kaluar.
