Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Një delegacion i Universitetit të Salentos nga Italia e vizitoi UEJL-në

Në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtarë, që Universiteti i Evropës Juglindore realizon me institucione të shumta në Evropë dhe me gjerë, dje (13 prill 2023), në vizitë preliminare ishte një delegacion i Universitetit të Salentos, nga Italia. Delegacioni udhëhiqej nga prorektori për Marrëdhënie Ndërkombëtare i Universitetit të Salentos nga Italia, Prof. Dr. Gennaro Scarselli, i shoqëruar nga Dr. Francesco Mariano.

Përfaqësuesit e Universitetit të Salentos në takim i priti prorektorja për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Hulumtime e UEJL-së, Prof. Dr. Besa Arifi e shoqëruar nga drejtori i Qendrës për Inovacion në Biznes, Prof. Dr. Sadudin Ibraimi dhe drejtori operativ i Parkut Teknologjik, Gjorgji Rafajllovski.

Në kuadër të takimit u shqyrtuam format e bashkëpunimit mes dy universiteteve, posaçërisht në ofrimin e diplomës së përbashkët në programe studimore specifike, bashkëpunimin në kuadër të programit Erasmus dhe forma të tjera të bashkëpunimit ndërinstitucional.

Të dy universitet pritet që së shpejti të nënshkruajnë edhe një Memorandum bashkëpunimi për të formalizuar bashkëpunimin konkret.

Google+