Kryetari i Parlamentit dhe Asociacionit Studentor, Demir Demiri, nënkryetari Adem Sopa dhe Sekretari i Përgjithshëm, Albin Aqifi, sot (17.03.2023), realizuan një takim produktiv me kryetarin e Bordit të Universitetit të Evropës Juglindore, Prof. Dr. Klaus Tochterman, rektorin Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti dhe Sekretarin e Përgjithshëm Dr. Xhevair Memedi.
Gjatë takimit, kryetari Tochterman, ishte shumë mbështetës ndaj studentëve, duke i udhëzuar ata që të sillen në përputhje me vlerat evropiane, ashtu siç edhe ka emrin Universiteti juaj (alma mater-i juaj).