Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Azir Aliu e vizitoi UEJL-në

Me rastin e 7 Marsit-Ditës së Shkollës së Parë Shqipe, ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës , Azir Aliu, sot (7 mars 2023), e vizitoi Universitetin e Evropës Juglindore.

Ai u takua me Rektorin Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti, me të cilin këmbyen mendime lidhur me arsimin sipëror, si dhe për mundësinë e bashkëpunimit mes UEJL-së dhe Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës në funksion të sistemimit të universiteteve për profilet e diplomuara dhe zhvillimin e programeve të reja studimore interdisiplinare.

Universiteti i Evropës Juglindore kultivon frymën e bashkëpunimit të ndërsjellë me të gjitha institucionet publike dhe private në vend, rajon dhe më gjerë.

Google+