Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

UEJL nëpërmjet Bibliotekës “Maks van der Shtul” dhuron 90 tituj librash për shkollën ekonomike juridike “Arseni Jovkov” në Shkup

Në kuadër të aktiviteteve që Universiteti i Evropës Juglindore i organizon në shërbim të komunitetit dhe pas përkrahjes së nismës së suksesshme për të ndihmuar në furnizimin me libra të bibliotekës shqipe në Manastir, të hënën (27 shkurt 2023), Biblioteka Universitare “Maks van der Shtul”, në shkollën e mesme ekonomike-juridike “Arseni Jovkov”, në Shkup, ka dorëzuar mbi 130 kopje librash, ose 90 tituj të ndryshëm.

Nisma është biseduar edhe me shkollat tjera të mesme dhe e njëjta do të vazhdojë në periudhën në vazhdim.

Nëpërmjet këtyre aksioneve, UEJL, po e dëshmon përgjegjësinë shoqërore dhe në të ardhmen pritet të përkrahen edhe nisma të tjera të ngjashme.

Google+