Ekipi i UEJL-së u përfaqësua nga stafi akademik i Qendrës së Gjuhëve dhe stafi hulumtues dhe administrativ i MVDSI-së në takimin fillestar që u mbajt në Aleksandpulos, Greqi, midis 16 dhe 18 shkurtit 2023.
Gjatë takimit u prezantuan rezultatet dhe objektivat e projektit, duke përfshirë mënyrat e shpërndarjes së ekspertizës, njohurive dhe përvojave të institucioneve pjesëmarrëse përmes një rrjeti të qëndrueshëm online BalkaNetUP (Rrjeti Ballkanik për Pedagogjinë Universitare), i parashikuar si një nga rezultatet e projektit, i cili do të pasohet nga formimi i qendrave mësimore (TCL) dhe të kurseve masive online të hapura (MOOC).
Qëllimi përfundimtar i projektit është të ndërtojë dhe përmirësojë pedagogjinë ekzistuese të Universitetit, me theks në zhvillimin pedagogjik të stafit akademik të Universitetit, të cilët kanë formim të ndryshëm arsimor.
