Në takim morën pjesë: Prof. Besa Arifi, prorektorë për Hulumtime dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar, Prof. Veli Kreci, drejtor i Institutit “Max van der Stoel” dhe Prof. Mennan Selimi, udhëheqës i projektit për Monitorimin e cilësisë së ajrit në qytetin e Tetovës.
Ambasadori japonez Sh.T. Kazuya Otsuka, më pas mori pjesë në prezantimin e realizuar në Institutin “Max van der Stoel”, për projektin e Monitorimit të cilësisë së ajrit dhe projekte të tjera që realizohen nga ky institut shkencor.
Vizita e ambasadorit japonez realizohet me qëllim informimin dhe krijimin e mundësive të bashkëpunimit të ndërsjellë në të ardhmen.
