COVID-19 Information and Protocol

Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

U mbajt takimi me Alumnin me rastin e 20 vjetorin e themelimit

Shënimi i 20 vjetorit të themelimit ishte rasti që i tuboi në një vend alumnit e të gjitha gjeneratave, të mërkurën (16 nëntor 2021),në Universitetin e Evropës Juglindore.

Në këtë takim, alumnit patën mundësi të takohen me profesorët, dekanët, me menaxhmentin e Universitetit dhe drejtpërdrejtë të marrin informata për të arriturat, sfidat dhe planet për të ardhmen. Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Akad. Prof.Dr. Abdylmenaf Bexheti, në fjalimin e rastit para Alumnive e promovoi edhe Monografinë për rrugën e Universitetit në 20 vitetet e kaluara.

“20 vjetori është një festë jubilare e veçantë, pasi sot kemi edhe rezultate të veçanta për t’i ndarë me ju. Ne kemi një alumni të shpërndarë gjithandej, jo vetëm në vend e rajon, por në të gjithë botën. Ju keni impakt të drejtpërdrejt në krijimin e reputacionit të mirë të Universitetit, qoftë shkencorë, akademik apo profesional , prandaj është e rëndësishme të dini se ku ecën Alma Materi juaj“, u tha Rektori Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti, të diplomuarve.

Në emër të alumnive të fakulteteve përkatëse të pranishmëve lidhur me përvojën e tyre në UEJL dhe ndikimin që UEJL ka patur në karrierën e tyre, folën Pranvera Kasami (Fakulteti i Shkencave Shoqërore Bashkëkohore), Semra Ramadani (Fakulteti Juridik), Vjosa Ismaili (Fakulteti i Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit), Lutfie Ademi (Fakulteti i Biznesit dhe Ekonomisë) dhe Tamara Stojçevska (Fakulteti i Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore) .

Google+