Prof. Fellner, sot realizoi një takim me Rektorin Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti, me të cilin biseduan për funksionimin e Universitetit, risitë dhe aspekte të tjera akademike.
Ai do të mbajë leksione mbi komunikimet ndërkulturore, sistemet mediatike dhe tema të tjera që lidhen me studimet amerikane në disa lëndë të Fakultetit të Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit.
Programi Fulbright është programi kryesor i shkëmbimit arsimor ndërkombëtar i sponsorizuar nga Departamenti i Shtetit i Sh.B.A-ve.
