Dr. Lofton, realizoi një takim me Rektorin Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti, me të cilin bisedoi për aktualitetet akademike në Universitet dhe për kontributin e tij në fushën e drejtësisë, posaçërisht për reformat në gjyqësi.
Profesorin Lofton, e priti prorektorja për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Hulumtime, Prof. Dr. Besa Arifi, ndera realizoi një takim edhe me dekanin e Fakultetit të Drejtësisë, Prof. Dr. Adnan Jashari. Më pas, Dr. Lofton, mori pjesë në mbledhjen e Këshillit Mësimor Shkencor të Fakultetit të Drejtësisë.
Ai ka punuar si avokat në SHBA, për me shume se 30 vite, ka punuar edhe ne Ministrinë e Drejtësisë në Uashington, ka qene Profesor Fullbrajt (Fulbright) në Bilkent University në Ankara, si dhe specialist i drejtësisë në Kiev, Ukrainë. Dr. Lofton ka qenë bursist në Universitetin e Kembrixhit.
