COVID-19 Information and Protocol

Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Senati i Universitetit zgjodhi Dr. Paul M. Foster Doctor Honoris Causa

Senati i Universitetit të Evropës Juglindore, në mbledhjen e mbajtur sot (28.09.2021), vendosi që titullin Doctor Honoris Causa t’ia jap Dr. Paul M. Foster, Jr.

Promovimi i Dr. Pol Foster, Doctor Honoris Causa, do të bëhet në manifestimin me rastin e shënimit të 20 vjetorit të Universitetit, më 19 nëntor të këtij viti.

Dr. Foster, që nga viti 2013, është Drejtor Ekzekutiv i Zyrës së Studimeve Ndërkombëtare në Universitetin Shtetëror Billings të Montanës dhe ka udhëhequr me zyrën gjatë një periudhe të rritjes së jashtëzakonshme në këtë fushë. Studimet deridiplomike për Histori dhe Letërsi Ruse i ka kryer në Universitetin e Pensilvanisë, kurse doktoraturën e ka kryer në Universitetin e Kolumbisë, për Filologji Sllave.

Në Universitetin e Evropës Juglindore Dr. Foster, ka shërbyer në periudhën 2001-2012, në fillim si specialist i çështjeve akademike në Qendrën për Arsim Ndërkombëtar dhe Ndihmën për Zhvillim, në bazë të marrëveshjes me Universitetin e Indianës.

Nga viti 2005, Dr. Foster ka ushtruar disa pozita udhëheqëse edhe atë: drejtor i Studimeve Postdiplomike dhe Hulumtimit, Provost dhe Prorektor për Çështje Akademike dhe anëtar i Bordit të Universitetit të Evropës Juglindore.

Dr. Paul Foster është anëtar i shumë komiteteve, task forcave, bordeve këshilluese në institucionet e arsimit të lartë dhe agjencitë qeveritare në SHBA dhe në nivel ndërkombëtar. Ai është vlerësues i jashtëm për programet, departamentet dhe grantet në institucionet e arsimit të lartë dhe agjencitë qeveritare.

Më gjerësisht biografia e plotë në gjuhën angleze: BIOGRAFIA

Google+