“Ne e përkujtojmë profesoreshën Emine për shumë aspekte, për vragët që ka lënë ajo në kuptimin pozitiv, por unë do t’iu referohem dy-tre aspekteve, që secilin prej nesh jeta e bënë specifik. E përkujtojmë profesoreshën për integritetin e saj akademik, për kontributin akademik dhe mbi të gjitha elementin njerëzor që ajo e posedonte. Profesoresha Emine u nda nga jeta në një moshë relativisht të re, në një moshë kur ne prisnim më së shumti nga ajo si familje institucionale, si Universitet në përgjithësi dhe Fakulteti i Drejtësisë, në veçanti. Dua të ndaj me ju një moment të punës së përbashkët, që ishte hartimi i Statutit të Universitetit, pas ndryshimeve të Ligjit të arsimit në vitin 2018. Ajo ishte bartëse e dizajnimit dhe konceptimit të Statutit të UEJL-së, për strukturimin e të cilit ne krenohemi të gjithë. Falë punës së saj dhe mbi të gjitha falë eksperiencës konkrete tësaj në draftimin e dokumenteve juridike, Statusi ynë kaloi me vetëm disa vërejte të vogla. Çështjen e integritetit akademik e shprehin dhe vlerësojnë më mirë se çdokush tjetër vetëm studentët, prandaj ne sot kemi shumë studentët, të cilët edhe në rrjetet sociale e përkujtojnë me ëndje kontributin e saj intelektual dhe profesional”, tha mes tjerash në fjalën e rastit Akad. Prof. Dr. Adylmenaf Bexheti, Rektor i Universitetit të Evropës Juglindore .
Dekani i Fakultetit të Drejtësisë, Prof. Dr. Adnan Jashari, duke evokuar kujtimet shprehu keqardhjen dhe pikëllimin e thellë për shkak të ikjes së parakohshme nga kjo botë e profesoreshës Emine.
“Është një moment shumë i dhimbshëm për tu përshëndetur për herë të fundit me profesoreshën Emine, e cila dha shumë për Fakultein e Drejtësisë, UEJL dhe arsimin e lartë në përgjithësi. Me profesoreshën Emine kemi qenë të të njëjtës gjeneratë gjatë studimeve në Prishtinë. Asaj kohe si studente ishte shembull i shkëlqyer dhe studente e gjeneratës. Mbi të gjitha ishta komunikatave, humane, duke bërë gjithçka të ndihmojë t[ë gjitha studentët pa përjashtim. Në Fakultetin Juridik, u inkuadrua që në fillimet e tij, si asistente, profesoreshë, dekanë, anëtare Senatit dhe së fundi si koordinatore “
Bashkëshorti Nagip Zendeli, falënderoi stafin e Univeristetin për organizimin e këtij përkujtimi dhe shprehu konsideratën që profesoresha Emine ka patur për Universitetin dhe studentët në veçanti.
“Po ua përcjell mesazhin e saj për stafin e Universitetit, që ishte ta kultivoni këtë djep të arsimit. Mund t’ju them se ju ka dashur jashtëzakonisht të gjithëve, e në veçanti studentet, të cilat i ka përkrahur shumë për shkak të paragjykimit ndaj tyre”, tha z.Zendeli.
Në mbledhjen komemorative merrnin pjesë staf dhe pjesëtarë të familjes së ngushtë të Profesoreshës Emine.
