Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

.Zëvendëspresidenti i Parlamentit të Izraelit Halik Bar vizitoi UEJL-in

Një delegacion i Parlamentit të Izraelit (Knesset), i udhëhequr nga zëvendëspresidenti, z. Yehiel "Hilik" Bar, sot (10 gusht 2021), e vizituan Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë

Delegacionin e lartë izraelit e priti Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti, i cili i njoftoi me misionin, statusin dhe zhvillimin e Universitetit e në veçanti u bisedua për bashkëpunimin konkret me kompanitë dhe universitetet izraelite.

“Në takim, në veçanti u bisedua rreth formave konkrete të bashkëpunimit me universitete nga Izraeli me theks në bashkëpunimin me kompani izraelite, që kërkojnë resurse njerëzore nga teknologjitë e informacionit (IT), si dhe nga fusha e sigurimeve kibernetike.”, u shpreh pas takimit Rektori Bexheti.

Zëvendës-presidenti z.Hilik Bar me shoqëruesit e tij, të befasuar nga potenciali i UEJL-it, posaçërisht nga aspekti i funksionimit të Parkut teknologjik, ishte shumë konkret në propozime për këto angazhime, tha Rektori Bexheti

Në ditët në vijim, do të realizohen takime ekspertesh që qëndrojnë në regjion për të zhvilluar edhe bashkëpunime konkrete në këto, por edhe në fusha tjera si ato te agrobizneseve dhe të ngjashme.

Google+