Lens.org, organizata e njohur ndërkombëtare që merret me përpunimin e meta të dhënave, në pjesën Kërkimi Shkencor e ka ranguar Universitetin e Evropës Juglindore lider në publikimin e punimeve shkencore në fushën e biznesit në Maqedoninë e Veriut. Profesorët e Universitetit të Evropës Juglindore, përkatësisht të Fakultetit të Biznesit dhe Ekonomisë, kanë publikuar gjithsej 149 punime shkencore.
Universiteti i Evropës Juglindore gjithashtu është renditur shumë mirë edhe në fushën e shkencave kompjuterike dhe është i dyti në Maqedoninë e Veriut.
