Ai do të mbajë leksione mbi komunikimet ndërkulturore, sistemet mediatike dhe tema të tjera që lidhen me studimet amerikane gjatë një periudhe pesë-javore duke filluar në fillim të tetorit.
Në vitin 2019, Prof. Fellneri kaloi gjashtë javë në Maqedoninë e Veriut si Fulbright Specialist në Universitetin Shën Kirili dhe Metodi në Shkup. Gjatë asaj kohe, ai gjithashtu mbajti një ligjëratë si i ftuar në Universitetin e Evropës Juglindore në kampusin e Shkupit mbi rëndësinë e mediave të lira në zhvillimin e demokracisë.
Kur Fellneri nuk jep mësim, ai punon si shkrimtar dhe fotograf i pavarur i udhëtimeve. Ai ka vizituar të 50-të shtetet e SHBA-ve, mbi 120 vende dhe ka botuar më shumë se 100 artikuj udhëtimesh në gazeta dhe revista të ndryshme në botë.
Programi Fulbright është programi kryesor i shkëmbimit arsimor ndërkombëtar i sponsorizuar nga Departamenti i Shtetit i Sh.B.A-ve. Programi Fulbright Specialist siguron bursa për akademikë dhe profesionistë të Sh.B.A-ve për të punuar në partneritet me institucione akademike, jofitimprurëse dhe kulturore në mbi 100 vende. Bursat variojnë nga dy deri në gjashtë javë.
