Konferenca ishte ngjarja qendrore që u mbajt në kuadër të Forumit të Prespës për Dialog, që u mbajt më 1 dhe 2 korrik 2021, në Ohër dhe në Oteshevë, Prespë.
Rektori Bexheti mori pjesë në sesionin ekonomiko-afarist në temën “Rrugës drejt një rajoni më të ndërlidhur dhe më të integruar – Për çfarë bëhet fjalë? Si të arrihet kjo?”.
Në konferencë merrnin pjesë shtetas, liderë politikë, diplomatë, intelektual të dalluar, përfaqësues të autoriteteve lokale, anëtarë të dalluar të qarqeve akademike, afariste, të medieve, shoqëria civile dhe organizatat e të rinjve.
