Në kuadër të realizimit të bashkëpunimit të ndërsjellë, Enti Shtetëror i Revizionit do të mundësojë realizimin e punës praktike të studentëve më të mirë, si dhe pjesëmarrjen e disa prej punonjësve si profesionist në mësimdhënie të punës praktike, thuhet në Memorandum
Universiteti i Evropës Juglindore do të sigurojë mbështetje dhe pjesëmarrje profesionale në përgatitjen dhe zbatimin e planeve vjetore për zhvillim dhe trajnim të vazhdueshëm profesional të Entit Shtetëror të Revizionit, si dhe në Programin për provim për revizor/auditor shtetëror të certifikuar.
Të dy palët pajtohen që të bashkëpunojnë në një gamë të gjerë aktivitetesh dhe iniciativash me interes të ndërsjellë me qëllim për të përmirësuar njohuritë dhe ekspertizën, përkatësisht organizimin të forumeve, seminareve, punëtorive, konferencave, konsultimeve, përgatitje të punimeve shkencore, metodave, teknikave dhe instrumenteve për përmirësimin e revizionit.
