Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Revizori shtetëror Acevski e vizitoi UEJL-në

Universitetin e Evropës Juglindore, sot e vizitoi Revizori kryesor shtetëror, Maksim Acevski. Ai realizoi një takim me Rektorin Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti, ku u shqyrtuan mundësitë e bashkëpunimit të ndërmjet të dy institucioneve.

Rektori dhe Revizori kryesor shtetëror biseduan dhe u dakorduan rreth bashkëpunimit në Programe trajnimi profesional për ngritjen e kapaciteteve menaxheriale dhe efikase të institucioneve publike, me theks të veçantë në kapacitetet fiskale të vetëqeverisjeve lokale.

Rektori Bexheti, po ashtu e njoftoi z.Acevskii, lidhur me sistemin e UEJL-së të revizionit dhe hapat që ky institucion ka ndërmarrë në funksion të transparencës së punës institucionale.

Google+