Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti, foli për temën “Edukimi përkundrejt sfidave dhe mundësive të tregut”, ku theksoi asimetrinë e tregut të punës në Maqedoninë e Veriut, përpjekjet që Universiteti bënë për të kontribuuar në ofrimin e profileve që i kërkon tregu i punës dhe krijimin e mundësive për punësimin e studentëve dh të rinjve në përgjithësi.
Dekani i Fakultetit të Shkencave Shoqërore Bashkëkohore, Prof. Dr. Memet Memeti, foli për temën: “Bashkëpunimi midis Akademisë dhe punëdhënësve të mundshëm si një domosdoshmëri për të rritur punësimin e të rinjve”.
Ngjarjen e shpalli të hapur, Metin Muaremi, kryetar i Qendrës për Zhvillim dhe Edukim, i cili falënderoi UEJL-në për bashkëpunimin dhe kontributin e dhënë dhe prezantoi lidhur me qëllimin e takimit.
Në këtë diskutim morën pjesë edhe këshilltari special për punën dhe politikën sociale në Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Milan Zivkoviç, koordinatori për arsimin e lartë, Agjencia Kombëtare për Moblitet dhe Programet Arsimore Astrit Rexhepi dhe Znj. Qanije Selimi - pronare dhe menaxhere e REA Center, Tetovë.
