Parlamenti Studentor i Universitetit të Evropës Juglindore, sot (28 shtator 2020), për të mirëpritur studentët e ri, organizoi një aktivitet simbolik, ku në një libër të hapur, kishin mundësi t’i shkruajnë dëshirat e tyre për vitin e ri akademik. Aktiviteti u shoqërua me muzikë dhe me shpërndarjen e materialeve promovuese dhe udhëzuese të Universitetit.
Sot, simbolikisht dëshirën dhe nënshkrimin e vetë e vendosi edhe rektori Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti, anëtarë të tjerë të menaxhemntit dhe shumë studentë.
Për shkak të Pandemisë Kovid 19, pritja tradicionale e studentëve nuk u mbajt në mënyrën e drejtpërdrejt, por disa nga aktivitet realizohen online.