Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

UEJL dhe Komuna e Tetovës mbajnë trajnim për aftësimin e arsimtarëve për përdorimin e TIK-ut në kohë pandemie

Kontributi në ngritjen e cilësisë në procesin e arsimor në shkollat fillore dhe të mesme është qëllimi i trajnimit treditor, me temë: ”Përdorimi i TIK-ut për përkrahjen e mësimdhënies dhe mesimnxënies në kohë pandemie”, që filloi sot (25 gusht), në Universitetin e Evropës Juglindore, kampusi në Tetovë.

Trajnimi organizohet nga Universiteti i Evropës Juglindore, Fakulteti i Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore në bashkëpunim me Komunën e Tetovës, kurse marrin pjesë arsimtarë nga shkollat fillore dhe të mesme të Tetovës.

Ne këtë trajnim do të shqyrtohen tema nga teknologjitë aktuale të TIK-ut dhe përdorimi i tyre në menaxhimin e mësimdhënies dhe mësimnxenies në distancë (online). Mësimdhënësit pjesëmarrës, do të aftësohen për të përdorur teknologjitë aktuale të TIK-ut nga platforma Google për menaxhimin e lëndëve të tyre si dhe për të trajnuar kolegët tjerë.

Me qëllim të përfshirjes sa më të madhe të mësimdhënësve dhe aktualiteti dhe interesimit të madh pritet që të organizohet edhe një trajnim i ngjashëm javët në vijim.

Pas përfundimit të aktiviteteve pjesëmarrësit do të pajisen me certifikatë për ndjekje të trajnimit.

Ky dhe aktivitet e ngjashme që organizojmë me vite si Universitet i EJL-se janë kontribut i drejtpërdrejtë i Universitetit për mirëqenie sociale të shoqërisë tonë në këtë kohë pandemie.

Google+