Projekti i titulluar: “Magjistër në buxhetimin e përgjegjshëm gjinor (Master in Gender Responsible Budgeting)” ka për qëllim zhvillimin e kapaciteteve të institucioneve të arsimit të lartë në ofrimin e lëndëve dhe programit të magjistraturës në Buxhetimin e përgjegjshëm gjinor-BPGJ. Paralelisht, synon të zhvillojë burim arsimor të hapur, struktura dhe kapacitete si bazë për studime të përbashkëta të magjistraturës në Buxhetimin e përgjegjshëm gjinor me institucionet partnere dhe institucionet publike në përpjekjet e tyre për të vënë në funksion Buxhetimin e përgjegjshëm gjinor në mjediset e tyre organizative. Partnerët tanë në këtë përpjekje janë universitete dhe qendra ekspertësh me ekspertizë Buxhetimin e përgjegjshëm gjinor nga Austria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut.
Projekti pritet të fillojë kah fundi i vitit 2020 dhe koordinator i projektit do të jetë Prof. Memet Memeti nga Fakulteti i Shkencave Shoqërore Bashkëkohore në Universitetin e Evropës Juglindore.
