Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Fakulteti i Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore i UEJL-së fitues i grantit për Nxitje të shkencës përmes STEM edukimit

Fakulteti i Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore i Universitetit të Evropës Juglindore është fitues i grantit në kuadër të Erasmus KA201 (Partneritete strategjike për edukimin shkollor).

Projekti i titulluar: “Nxitje të shkencës përmes STEM edukimit (FOSTering Science Through STEM Education)” synon të përmirësojë STEM edukimin në shkollat e mesme të Maqedonisë së Veriut. Më tej do të ndihmojë UEJL-në të themelojë një laborator krijues, një mjedis unik ku studentët e UEJL-së dhe komuniteti i gjerë do të jenë në gjendje të krijojnë mostra(prototipa), shpikin, luajnë dhe mësojnë.

Projekti do të udhëhiqet nga Prof. Visar Shehu nga Fakulteti i Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore së bashku me stafin e Universitetit të Evropës Juglindore dhe ne jemi shumë të lumtur që mbështetemi më tej nga dy institucione të tjera prestigjioze: Universiteti Linnaeus nga Suedia dhe Universiteti Galatasaray nga Turqia.

Për më tepër, kemi dy partnerë lokalë nga Maqedonia e Veriut: Shkolla e Mesme “Kiril Pejçinoviq” nga Tetova dhe Shkolla e Mesme “Ibrahim Temo” nga Struga.

Google+