COVID-19 Information and Protocol

Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Ndahet nga jeta profesori i Fakultetit të Shkencave Shoqërore i UEJL-së, Agni Aliu

Universiteti i Evropës Juglindore e njofton opinionin me të gjerë, se sot 8 gusht 2020, ka ndërruar jetë Agni Aliu, profesor në Fakultetin e Shkencave Shoqërore Bashkëkohore.

Me këtë rast, rektori i UEJL-së, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti, në emrin e tij, menaxhmentit dhe të punësuarve familjes së të ndjerit Prof. Agni Aliu ua shpreh ngushëllimet më të thella.

Profesor Agni Aliu, ka qenë i punësuar në Universitetin e Evropës Juglindore që nga viti 2003. Ai është autor i disa teksteve, punimeve shkencore dhe hulumtimeve, të botuara në revista shkencore vendore dhe ndërkombëtare.

Profesor Agni Aliu, nga studentët, kolegët dhe bashkëpunëtoret, do të mbahet mend si punëtor i palodhshëm, bashkëpunues dhe mjaft kërkues në punën e tij shkencore.

Google+